Fjalë Kyçe

Gruaja nga Gjermania që ia la fqinjëve 6.2 milionë euro pasuri, arsyeja do t’ ju befasoj

Gruaja nga Gjermania që ia la fqinjëve 6.2 milionë euro pasuri, arsyeja do t’ ju befasoj

Banorët e një komuniteti në pjesën qendrore të Gjermanisë në mënyrë të befasishme u bënë “pronarë” të dhjetëra pronave që kapin vlerën e 6.2 milionë eurove – e gjitha ndodhi pas vdekjes së fqinjëve të moshuar, shkruan CNN.

Renate Wedel që jetoi nga vitit 1975 në distriktin Weiperfelden të Waldolms së bashku me bashkëshortin Alfred Wedel, i kanë lënë prona të shumta distriktit që përbëhet nga gjashtë fshatra, transmeton Telegrafi.

Alfred i cili ishte i “suksesshëm dhe aktiv” në tregun e bursave, ndërroi jetë në vitin 2014, kurse Renate që jetoi më pas në një shtëpi të pleqve në Frankfurt, ndërroi jetë në dhjetor të vitit të kaluar në moshën 81-vjeçare.

E në prill të këtij viti, zyrtarë të këtij distrikti njoftuan se pronat, paratë në xhirollogaritë bankare dhe aksionet e saj i mbetën distriktit ku ajo jetoi.

E ky lajm fillimisht habiti zyrtarët e vendit duke iu dukur e pamundur, pasi motra e saj e cila njëherit kishte vdekur para saj dhe ishte kujdesur për të ishte personi i vetëm që i kishte mbetur në familje.

Duke marrë parasysh që trashëgimtarë familjar nuk kishte, më vonë u konstatua që të gjitha i trashëgoi komuna, e shumë banorë të saj ia panë “hairin” atyre.

Madje thonë se do të kujdesen për to siç është më së miri, me qëllim që ta nderojnë emrin e saj dhe të bashkëshortit. E paratë në bankë planifikojnë t’i investojnë për shtigje të çiklistëve, kopshte për fëmijë, pishina dhe objekte tjera ku do të argëtoheshin të rinjtë.