Fjalë Kyçe

Tërmeti 5.5 shkallë godet Turqinë

Tërmeti 5.5 shkallë godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë prej 5.5 ka goditur të shtunën brigjet e provincës bregdetare të Antalias, ka konfirmuar Observatori Kandilli, raporton Reuters.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 93.3 kilometra.

Mediat turke raportojnë se tërmeti u ndje në Antalia dhe provincat fqinje.

Momentalisht nuk raportohet për viktima apo dëmtime të ndërtesave.