Fjalë Kyçe

Ndodh edhe kjo: Francezi ua lë pasurinë maceve

Ndodh edhe kjo: Francezi ua lë pasurinë maceve

Një filantrop francez iu ka lënë trashëgimi një pjesë të parave të tij, një tufë macesh që jetojnë në bodrumin e Muzeut Shtetëror të Hermitazhit në Rusi.

Rreth 50 mace jetojnë në muzeun e famshëm të Shën Petersburgit, ku gjenden plot 3 milionë vepra arti.

Ky vend ka qenë shtëpia e maceve që nga koha e Perandoreshë Elizabeth, e cila mbretëroi nga vitet 1741 në 1761, ndërsa sot për to kujdesen vullnetarët dhe personeli i muzeut.

Drejtori i përgjithshëm i muzeut, Mikhail Piotrovsky, tha në një konferencë shtypi në fillim të këtij muaji se filantropi francez që nuk ka dashur të identifikohet u mor aq shumë me kafshët sa iu la atyre një “shumë të vogël” nga testament i tij.

“Miku ynë francez bëri një gjë shumë të mirë. Kjo është diçka e shkëlqyer si për macet ashtu edhe për bamirësinë.” tha ai.

Fondet ka të ngjarë të përdoren për të riparuar bodrumet e muzeut, ku jetojnë macet, tha Piotrovsky.