Fjalë Kyçe

Fituan 127 milionë euro në lotari, shumicën ua dhurojnë të afërmve dhe miqve

Fituan 127 milionë euro në lotari, shumicën ua dhurojnë të afërmve dhe miqve

Fituan Lotarinë e Vitit të Ri në Angli, duke arkëtuar 127 milionë euro. Gjysma e kësaj shumë shkoi për dhurata, donacione, bamirësi.

Dy shtetas nga Irlanda e Veriut, Frances dhe Patrick Connelly, bënë zgjedhjen e pabesueshme . Transferimet e shumës së çmendur janë bërë tek shoqatat dhe njerëzit në nevojë gjatë dy viteve të fundit, që nga 1 janari 2019, kohë në të cilën numrat e lotarisë shpërblyen çiftin me fat.

Historia e Frances, 56 vjeçe dhe në pension pas një jete në arsim, dhe Patrick, 58, pronar i një biznesi të vogël të paketimit plastik, ka befasuar të gjithë botën.

Sapo mësuan se u bënë milionerë, të dy menjëherë morën letër dhe stilolaps për të hartuar listën e njerëzve me të cilët do të ndanin ato para: familjen, vajzat me burrat e tyre dhe tre nipërit dhe mbesat; pastaj tre motrat dhe dy vëllezërit e Patrickut, tre motrat e Frances, babai i saj, dhe xhaxhallarët, hallat, kushërinjtë. Pastaj erdhën fqinjët dhe miqtë, njerëzit që i kishin ndihmuar kur vajzat ishin të vegjël, miqtë e fëmijërisë, kolegët.

Cifti Connelly kanë “financuar” kështu rreth 175 familje.

“Dhe ishte një ndjenjë e mrekullueshme”, thotë Frances. Por ndërkohe kishin mbetur shumë para.

Për këtë arsye Frances dhe Patrick kanë krijuar dy fondacione për të ndihmuar rajonin në të cilin ata jetojnë, County Doën, në Irlandën e Veriut: shoqatat e solidaritetit, strehimoret, pikat e ndihmës për nevojtarët.

“Ne donim që paratë tona të bënin një ndryshim në jetën e njerëzve që ndihmuam”, shpjegon Frances. Me epideminë Covid ata dhanë ndihmë për spitalet, duke dhuruar kompjuterë dhe tableta në mënyrë që të sëmurët të mbanin lidhje me familjet e tyre. “Ne marrim letra falënderimi çdo ditë”, thotë Frances.

Së fundmi, kanë përgatitur një numër të madh dhuratash: të gjitha do të shpërndahen në këto ditë në spitale për të sëmurët që nuk do të mund të kthehen në shtëpi për Krishtlindje.

Megjithatë, Connellys nuk e kanë lënë as veten pas dorë. Një ditë pas fitores së lotarisë së vitit në Britani ata shkuan në një agjenci të pasurive të patundshme për të blerë një shtëpi të re: një vilë me pesë dhoma gjumi, pishinë dhe një park të madh për të qenë në gjendje të bashkonin të gjithë familjen.