Fjalë Kyçe

Katër të vrarë në një sulm me armë në Australi

Katër të vrarë në një sulm me armë në Australi

Policia australiane njoftoi se së paku katër persona janë qëlluar për vdekje nga një sulmues i armatosur në Darwin të Australisë veriore.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi hyri në një motel të periferisë së qytetit dhe qëlloi me armë zjarri në disa dhoma të tij para se të largohej.

Policia u përgjigj rreth orës 18 sipas kohës lokale dhe e arrestoi sulmuesin e dyshuar një orë më vonë.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se sulmi nuk është i lidhur me motive terroriste.

Policia tha se besojnë që sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe se autoritetet nuk janë duke kërkuar të dyshuar të tjerë, shkruan “BBC”.

Sulmet masive kanë ndodhur rrallë në Australi që nga ndryshimi i ligjit për armëmbajtje në vitin 1996, pas sulmit masiv në Tazmani, ku ishin vrarë 35 persona.

Australia e përjetoi incidentin më të rëndë të sulmit masiv në 20 vjetët e fundit vitin e kaluar, kur shtatë anëtarë të së njëjtës familje u vranë në një aksion të vrasjes dhe vetëvrasjes.