Një konferencë bioteknologjike, e cila u zhvillua shkurtin e kaluar në Boston, infektoi me COVID-19 të paktën 245,000 personave të tjerë në SHBA dhe Evropë. Përfundimet u arritën në një studim gjenetik, që u krye me anë të gjurmëve të gishtave.
Një rast i vetëm është bërë shkas për shumë nga rastet e tjerë, ka njoftuar ekipi në Institutin Broad në Massachusetts. Studimi gjeti dy viruse të veçanta të cilët u evidentuan në konferencë dhe më pas i gjurmoi rastet në të gjithë SHBA-në.
Një prej viruseve “u eksportua nga Boston në të paktën 18 shtete të SHBA, si dhe në vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Suedinë dhe Sllovakinë”, shkroi ekipi, i udhëhequr nga Bronëyn MacInnis.
Pavarsisht se të hulumtosh përhapjen e një virusi nuk është e thjeshtë sepse duhet të gjesh lidhjen mes të infektuarëve, duket se gjenetika e gjurmëve të gishtërinjëve u ka lehtësuar punën studiuesve. Ekipi përdori bazat e të dhënave të virusit për të gjurmuar këto ndryshime individuale, të njohura si polimorfizma të vetme nukleotide ose SNP.
Kanë qenë vetëm 200 njerëz që morën pjesë në konferencën e Biogen në Boston, e cila u mbajt para se të vendoseshin masat parandaluese për përhapjen më të gjerë të virusit. Prej asaj kohe, kompania ka bashkëpunuar me studiuesit për të ndihmuar në studimin e asaj që ka ndodhur.