Një person është qëlluar nga policia pasi ka gjuajtur me armë pas përfundimit të koncertit të krishtlindjeve në katedralen e Manhattanit të dielën në mbrëmje.
Është ende e paqartë nëse personi i armatosur është vrarë ndërkaq policia ka thënë se askush nuk është lënduar ndërkaq i dyshuari është qëlluar. Të shtënat kanë ndodhur rreth orët 4:00 të pasdites në katedralen “Saint John”, shkruan AP.
Koncerti 45-minutësh kishte përfunduar dhe njerëzit ishin duke u shpërndarë kur edhe filluan të shtënat. Njerëzit u larguan duke vrapuar e bërtitur. I dyshuari është dërguar në spital në gjendje kritike.