Fjalë Kyçe

Të shtëna në katedrale në New York, policia vret autorin

Të shtëna në katedrale në New York, policia vret autorin

Gjatë një ceremonie Krishtlindjesh në një katedrale në New York ndodhi një sulm të shtënash, ku autori i veprës mbeti i vrarë.

Një kor që sapo kishte mbaruar këngën e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Gjonit Hyjnor përjetuan një emocion tmerrues, dhe aty shpërtheu një panik e madhe për njerëzit që ndodheshin aty brenda, ku një person hapi dyert e kishës filloj të qëllonte me dy pistoleta në dorë.

Sipas mediave amerikane, autoritetet shtetërore, policia shkoi në vendin e ngjarjes pak para orës 16:00 në Amsterdam Ave.

Personi 50 vjeçar u qëllua në kokë, dhe u dërgua në St.Luke’s Hospital, ku më vonë edhe ndërroj jetë.

Pasi personi që kreu këtë vepër u qëllua, policia gjeti një qese të mbushur me sende, si kanaçe të mbushura me benzinë, litar, thika, tel, dhe një Bibël.

Autoritetet bën të ditur se asnjë oficer policie nuk u dëmtua nga të shtënat në Manhatan të New York-ut, por ende nuk dihen motivet e të shtënave nga ai person, shkruan CNN.