Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se vendi i tij do të futet në izolim për pesë javë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Nga e mërkura, të gjitha dyqanet me artikuj jothelbësorë do të mbyllen.
Dyqanet ushqimore, bankat dhe farmacitë do të mbeten hapur.
Parukeritë, muzetë, teatrot, tregjet e Krishtlindjeve, kazinotë, parqet zbavitëse, palestrat dhe pishinat do të mbyllen po ashtu.
Nga e mërkura do të mbyllen edhe shkollat fillore dhe të mesme.
Këto masa do të zgjasin deri më 19 janar.
Të hënën, Holanda regjistroi 8,496 raste të reja me koronavirus – pak më shumë se mesatarja javore.
Derisa Rutte iu drejtua kombit, protestuesit që kundërshtojnë masat e izolimit, mund të dëgjoheshin jashtë parlamentit.
Holanda, në total, ka regjistruar mbi 632,000 raste me koronavirus.
Prej tyre, mbi 10,000 pacientë kanë humbur jetën.
Në të gjithë botën, numri i të infektuare ka kaluar 72 milionë.
Mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 47 milionë janë shëruar.