Shtetet e Bashkimit Evropian mund ta fillojnë vaksinimin për koronavirus qysh këtë vit, ka thënë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Postimi i Von der Leyenit në Twitter ka ardhur pasi vendimit të rregullatorit të barnave në BE që ta çoj përpara aprovimin e mundshëm të vaksinës së Pfizer/BioNTechut më 21 dhjetor.
“Me shumë gjasë evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020”, ka shkruar Von der Leyeni pas vendimit të Agjencisë Evropiane të Medicinës (EMA) që të mbajë një takim emergjent më 21 dhjetor për çështjen e vaksinës së Pfizerit.