Detaje të reja janë zbuluar për sa i përket motiveve të vrasjes makabër të dyfishtë kundrejt Shpëtim dhe Teuta Pashos, të cilët janë zhdukur prej vitit 2015 dhe vetëm pas 5 vitesh ata janë evidentuar në 4 valixhe në të cilat edhe janë gjendur pjesë të trupave të tyre.
Mes shume hipotezave për motivet e vrasjes së çiftit me origjinë shqiptare, është bërë publike ditën e sotme nga mediat italiane, një prej tyre. Bëhet fjalë për zhdukjen e 40 mijë eurove të cilat u zhdukën ditën që gjurmët e çiftit Pasho u zhdukën. Shuma prej 40000 eurosh i përkiste Shpëtim Pashos, si rezultat i një gjyqi të fituar për një aksident të rend në të cilin ishte përshirë ai dhe e ka fituar dëmshpërblimin.