Fjalë Kyçe

Kosovari thërret Erzanin në Kishën Shën Lui në Paris (VIDEO)

Kosovari thërret Erzanin në  Kishën Shën Lui në Paris (VIDEO)

Filharmonia e Kosovës më 23 mars të këtij viti ka mbajtur një koncert në Paris të Francës.
Ky koncert është përgatitur për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës u luajt nga solistët, kori, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe me dirigjent Baki Jasharin.

Koncertin për Paqe u mbajt në Muzeun e Armatës, në Kishën Shën Lui në Paris. Kisha Shën Liu është e njohur në të gjithë botë.

Me këtë rast u interpretua vepra ‘Njeri me armë’ kompozuar nga kompozitori britanik Karl Jenkins, ku kjo vepër është bërë nga ai në vitin 1999 dhe i kushtohet viktimave të fundit në Kosovë.

Mirëpo, ajo që nuk ishte përmendur gjatë këtij koncerti, ishte fakti se para shumë të pranishmeve u thirrë edhe ezani.
Këtë e ka bërë Liridon Sadriu, i cili edhe ishte pjesë e Filharmonisë të Kosovës në këtë Koncert.
Dëgjojeni thirrjen e ezanit në Kishën e njohur franceze:

https://www.facebook.com/Kushtrim.Osmani55/videos/10216623907807478/?t=0