Fjalë Kyçe

Kërcënon Istrefi, nëse nuk kthehet devidenta e 2015-s do të ketë protesta

Kërcënon Istrefi, nëse nuk kthehet devidenta e 2015-s do të ketë protesta

Telekomi i Kosovë i ka ndërprerë të gjitha kontratat për hapësira reklamuese në vlerë prej mbi 22 milionë eurosh.
Këtë e ka bërë të ditur për KTV-në kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Bedri Istrefi, i cili ka theksuar se u është vazhduar kontrata për rreth 3 muaj edhe 80 punëtorëve.

Derisa ka folur për gjendjen në Telekom, ka theksuar se pret që Qeveria e Kosovës t’i kthejë dividentën ndërmarrjes, në të kundërtën ka paralajmëruar protesta.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në anën tjetër ka thënë se Qeveria është duke e shqyrtuar kërkesën e Telekomit.
Edhe Sindikata e Punëtorëve pret që Qeveria të reflektojë pasi sipas tyre vendimi për mos kthimin e dividentës do të ishte i padrejtë.

Telekomi i Kosovës gjatë muajit maj ka bërë kërkesë në Ministrinë e Financave që qeveria t’ia kthejë 15 milionë euro të dividentës që ndërmarrja e kishte paguar në vitin 2015, pasi Bordi e vlerëson vendimin e ish-kryeministrit Isa Mustafa, të jashtëligjshëm.

Ditë më parë nga kjo ministri i kanë thënë KTV-së se një gjë e tillë është e pamundur dhe se do ta udhëzojnë Bordin t’i drejtohet Gjykatës për pretendimet e tyre.