Fjalë Kyçe

Kurti në Berlin takon këshilltarin e kancelares Merkel

Kurti në Berlin takon këshilltarin e kancelares Merkel

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar sot në Berlin këshilltarin e kancelares Merkel, Matthias Lüttenberg.
Kurti përmes Facebook-ut ka njoftuar se me zyrtarin gjerman kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve, dialogun dhe liberalizimin e vizave.

Ky është shkrimi i plotë i Kurtit:

Në Berlin sot takova z.Matthias Lüttenberg, Këshilltaren e Kancelares Merkel, dhe zëvendësin e tij, Alexander Jung. Isha bashkë me nënkryetarin e VETËVENDOSJE!-s, Besnik Bislimin, Mevlyde Hysenin dhe Xhavit Drenorin.

Në këtë takim miqësor biseduam hapur për marrëdhëniet e Kosovës me Gjermaninë, për domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar në Kosovë, për nevojën e zhvillimit ekonomik të orientuar në punësim, për rëndësinë e raporteve me Serbinë dhe dialogun parimor e të përgatitur me të, si dhe për çështjet e integrimit evropian dhe rajonit të Ballkanit.