Fjalë Kyçe

Gazeta gjermane publikon bisedat e reja mes Astrit Avdylit dhe Dakos, përmendet Rama

Gazeta gjermane publikon bisedat e reja mes Astrit Avdylit dhe Dakos, përmendet Rama

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 5 audio-përgjime të reja mes kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut.

Në këto biseda përmendet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.

DËGJO KÊTU PËRGJIMET

PËRGJIMI 1
SAQRIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Përgjimet e mëposhtëme janë pjesë e përgjimeve zyrtare të dosjes 339/1 2017 të zyrës së antimafias në prokurori lidhur me aktivitetin kriminal të një organizate trafikimi ndërkombëtar droge, e njohur si klani kriminal i Avdylajve në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Gjatë disa muajve vëzhgimesh u vu re se muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit të 2017, klani i Avdylave ishte i përfshirë në blerje votash dhe intimidim të votuesit për llogari të zyrtarëve të lartë të partisë së Kryeministrit Edi Rama, përfshirë Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë.

Astrit Avdylaj – Ivo Doci

Astrit Avdylaj telefonon Ivo Docin dhe i kërkon të mbledhë votuesit e PD që janë të punësuar në Ujësjellsin e Durrësit. Kjo do bëhët që Astriti i shkundë ata në mënyrë që të votojnë për partinë Socialiste ose do të humbin punën.

Toni i zërit të drejtorit të ujsjellsit tregon se sa pushtet ka Avdylaj në fushatën e partisë socialiste.

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam, si ja cove

Doci: Astrito si je ca po bën?

Astrit: Mire falemderit ti si je, na shpia mirë

Doci: Mire faleminderit, sa erdha në shtëpi

Astriti: Dëgjo tashi, unë isha icik sot te ai në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën (kryetari i PS në shijak në kohën e përgjimeve dhe aktualisht kandidat për bashkinë e Shijakut) dhe me Dor Gallain ktu, edhe neser kur te kesh kohe ti du me fol icik, me ate listen ca ke aty, punojs edhe kundra, qe mund ti kesh të PD-s aty, na nji atje ke puna

Doci: E kuptoj

Astriti: I du të gjithë ato emrat që mund të kesh kundra

Doci: I kam nda unë, i ke të gjitha të ndame komplet

Astriti: Ashu, kte kërkoja

Doci: I kam bo para unë kshu që i kam gati

Astriti: Ashu, kur të kesh kohë, që ne duhet me i thirr atyre që ti tunim ka icik. O ke puna e tna japin voten ose te ikin ke shpia

Doci: Sbohet fjal fare, i ke të ndame, ti kam nda i ke gati të gjitha, i kam nda të gjitha kush ka hy në punë e kush ka qen i kam nda te gjitha komplet, i kam kshu me kompjuter te punume.

Astriti: Duhet ti qethesh me i fjal, dhe du qe a mkupton

Doci: Patjeter te bej une telefon neser

Astriti: Ok, mire pra naten e mire, na fal per…

Doci: Ça thu mo burr, je i madh Ciao

PËRGJIMI 2 (28 mars 2017)

SAQRIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, (0692069933-Ardian Kokamani) Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, Vangjush Dakon kryebashkiaukun e Durrësit, me një kandidat në prespektivë dhe të ardhme “Liri” (Ilir Ndraxhi) një person që grupi Kriminal Avdylaj kërkon të caktohet si kandidat i PS për deputet.

Mbledhja bëhët për të bërë vetëm këte: për të finalizuar marrëveshjen që Ilir Ndraxhi do të caktohet si kandidat per deputet i PS në Durrës që të përfaqësojë interesat e klanit kriminal Avdylaj, ndërsa Avdylajt do t’i japin mbështetje maksimale PS në fushatë në Durrës.

Avdylaj- Alo

Kryetari- Hë mo

Avdylaj- Si je kryetar

Kryetari- Si ke qenë ti

Avdylaj- Mirë faleminderit, ça po bo

Kyetari- Jam akoma ktej, sa kemi maru po po hamë drek

Avdylaj- Ee të boft mirë, po e di për ça të mora unë?

Kryetari- Po

Avdylaj- Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit, aloo

Kryetari- Po po, të dëgjoj, po po

Avdylaj- Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i lirit, dhe Jupi do pimë një kafe neser në durrës në orën 10, pranaj të kam mor sot me i fjalë

Kryetari- Atëherë në orën 10, më duket është dhe një 5 minuta tek pallati kulturës se ka vdek Niko

Besplla, ish fubollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe do takojmë atje.

Avdylaj- Takohemi tek një kafe, do sjellim edhe ritin, që të jemi nesër që, më kupton

Kryetari- Pa merak

Avdylaj- Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe juli, kshu që e kupton? Ngaqë është dhe ai, edhe që të jesh edhe ti se normal po s ishe ti, më kupton

Kryetari-Ee mirë,

Avdylaj-Alo ca the

Kryetari- Titi pa merak, se jam në Durrës takojmë në Durrës, se do jem dhe në ceremoni, rri pa merak

Avdylaj- Mirë pra ngaqë do ashu që të jesh dhe ti me këto, më kupton?

Kryetari- Po po

Avdylaj- Mirë, pra faleminderit mirupafshim

Kryetari- Hajt hajt ciao

PËRGJIMI 5

SAQRIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak telefonon Gjushin (Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit). në atë moment, Astrit Avdylaj është në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të “mbaruar” një punë për llogari të Allës.

Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon axhendën.

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mrom mo vlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur

Vangjush Dako: Ça bone

Astrit Avdylaj: Ça bëhet

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Hë vëlla…

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje

Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?

Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?

Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vllai