Tenori Ramë Lahaj së fundi ka mbajtur koncert në SHBA.
Ramë Lahaj përmes rrjeteve sociale, ka ndarë me ndjekësit pjesë të shkëputura nga koncerti në Uashington, shkruan lajmi.net.
Në videot që i postoi në Instagram, tenori falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që i bënë Kosovës gjatë luftës.
“Kështu kremtojmë 20 vjet të paqes dhe çlirimit.
Po ashtu duam të falënderojmë SHBA-në që ishte me ne gjatë periudhës më të vështirë.
Faleminderit që vepruat dhe ndaluat gjenocidin. Faleminderit që sollët paqe në shtetin tim dhe shpresë për gjeneratat e reja. Faleminderit që ndaluat regjimin brutal të Serbisë që na kushtoi me aq shumë jetë. Përgjithmonë mirënjohës”, ka shkruar ai.