Personat që kanë kryer ndërhyrje estetike në fytyrë, si mbushës buzësh apo faqesh reagojnë keq ndaj njërës prej vaksinave të koronavirusit, ka vërejtur një komitet këshillimor i FDA.
Një ekip kërkuesish ka zbuluar se vaksina e Moderna shkakton një reagim jo të mirë për të gjithë ata që kanë fryrë buzët me “fillera” duke iu shkaktuar atyre alergji.
Sipas ekspertëve, kushdo që i është nënshtruar këtyre ndërhyrjeve estetike mund të shfaqë shenja inflamacioni dhe fryrjeje. Një dermatolog me bazë në Kaliforni tha se reagimi kishte lidhje me imunitetin, raportoi dje ABC7, shkruan “Mail Online”.
Pacientët që morën vaksinën Moderna, e cila u miratua nga rregullatorët të premten e kaluar, kishin pasur ënjtje në zonën ku ishte kryer ndërhyrja.
Dy pacientë kishin kryer ndërhyrje estetike tek në fytyrë gjashtë muaj para vaksinës së tyre ndërsa një tjetër kishte kryer ndërhyrje tek buzët dy ditë pas vaksinës. Efektet u anësore u trajtuan- shtoi dr. Chi, kështu që nuk do të ndalohen ata që kanë bërë ndërhyrje të tilla estetike që ta marrin injeksionin.