Fjalë Kyçe

Termeti i fortë mbi 6 ballë godet Perunë

Termeti i fortë mbi 6 ballë godet Perunë

Shteti i Amerikës Jugore, Peru, është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 6.1 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Qendra Kombëtare Sizmologjike e Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP) njoftoi se epiqendra e tërmetit i cili ndodhi në thellësi prej 45 kilometrash, është 36 kilometra në jugperëndim të qytetit Chala në shtetin jugor Caraveli.

Zyrtarët nuk dhanë paralajmërim për cunami, por njoftuan se janë dëmtuar 8 ndërtesa, transmeton AA.

Peruja ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” e cila karakterizohet nga tërmete dhe vullkane të shpeshta.

Në tërmetin prej 7.9 ballësh në Peru më 15 gusht të vitit 2007 humbën jetën 595 persona.