Fjalë Kyçe

E frikshme: një izraelit vdes dy orë pasi e merr vaksinën kundër Covid-19

E frikshme: një izraelit vdes dy orë pasi e merr vaksinën kundër Covid-19

Një 75-vjeçar nga Beit She’an në Izrael ka vdekur nga sulmi në zemër, dy orë pasi mori vaksinën kundër koronavirusit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, përcjell Jerusalem Post të hënën.

I ndjeri kishte disa sëmundje shoqëruese dhe edhe më parë kishte pësuar sulm në zemër.

Sipas zyrtarit të Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit, Chezy Levy, hetimi për këtë rast ka nisur dhe se të dhënat e para nuk tregojnë ndonjë lidhje mes vdekjes së 75-vjeçarit dhe vaksinës.

Në Izrael ka nisur vaksinimi me vaksinën e Pfizerit.