Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Kroacinë pak minuta më parë.
Sipas informacioneve të para, tërmeti ishte me magnitudë 6.4 shkalla Rihter.
Tërmeti ka epiqendër në thellësinë 44 km dhe ka ndodhur në afërsi të Zagrebit.
Në raportimet e para janë deklaruar dëmtime në ndërtesa, por nuk ka ende një raport për numrin e të lënduarve.
E njëjta zonë u godit nga një tërmet ditën e djeshme me magnitudë 5.2 .