Fjalë Kyçe

Tërmeti shkund Parlamentin slloven, deputeti ndërpret fjalimin dhe ikin të gjithë nga salla

Tërmeti shkund Parlamentin slloven, deputeti ndërpret fjalimin dhe ikin të gjithë nga salla

Tërmeti magnitudë 6.3 të shkallës rihter, që ra këtë të martë në Kroaci, u ndie edhe në Slloveninë fqinje.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur lëkundjet ndërpresin punimet në sallën e parlamentit atje, ndërsa deputetët lënë vendet dhe shihen teksa largohen.

Për arsye sigure, Sllovenia ka mbyllur edhe një impiant bërthamor në vend. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 42 kilometra në juglindje të Zagrebit.

Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4,9 rihter u regjistrua në Kroaci, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa.