Fjalë Kyçe

Përgjimet për fajde: Hashimi-Dalladakut: 2 milionë ki me ja dhanë me 1 qershor

Përgjimet për fajde: Hashimi-Dalladakut: 2 milionë ki me ja dhanë me 1 qershor

Insajderi të hënën ka publikuar përgjimin në të cilin dëgjohen Kadri Rexhepi duke përmendur edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe nënkryetarin e Kuvendit Xhavit Haliti, si personat që qëndronin prapa kësaj punë dhe të cilët i kishin premtuar se pronësia e Spitalit do t`i kalonte Faton Dalladakut.

Rexhepi, në rolin e sekserit vazhdimisht gjatë bisedës insiston të bind Dalladakun se nuk është duke u mashtruar në këtë rast.

Rrahim Hashimi, ishte arrestuar të hënën e kaluar bashkë me grupin e të dyshuarve për fajde e mashtrim në krye me Ismet Osmanin i njohur si Curri, Ilir Bojkun, Mentor Maqanin dhe Adil Thaçin ndërsa në këtë grup si të dyshuar janë edhe Ekrem Lika dhe Zek Jasiqi të cilët gjenden në arrati.

Është i vetmi nga ky grup që u lirua nga paraburgimi, ndonëse të tjerët kanë mbetur në paraburgim prej 30 ditësh.

Hashimi i cili ka qenë ish-pjesëtar i “Forcave Komando Delta” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga brigada 138, para dy muajve ai kishte njoftuar se ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale më 9 prill të këtij viti.

Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2017 nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin në një rast të penal