Fjalë Kyçe

Sjellin fat të keq, cilat janë gjërat që nuk duhet t’i bëni natën e ndërrimit të viteve

Sjellin fat të keq, cilat janë gjërat që nuk duhet t’i bëni natën e ndërrimit të viteve

Nata e Vitit të Ri festohet gjerësisht në botë, ndonëse këtë vit festa në të gjithë globin është reduktuar. Mes shumë traditave që e shoqërojnë këtë festë, siç janë bakllavaja, gjeli i detit dhe mbushja e tryezës plot me ushqime të mira, ekzistojnë edhe shumë besëtytni, të cilat dashur pa dashur i besojmë. Disa besëtytni i kemi të dëgjuara nga gjyshet, disa të tjera i kemi huazuar nga vendet e tjera, por shumë njerëz i respektojnë, sepse besojnë se shumë prej tyre kanë lidhje me gjërat që u ndodhin. Cilat janë disa prej këtyre besëtytnive, që njerëzit besojnë për natën e ndërrimit të viteve dhe cilat janë gjërat që nuk duhet të bëjmë natën e ndërrimit të viteve, sepse mund të sjellin fat të keq?

Viti i Ri nuk duhet t’ju gjejë me borxhe

Shumë njerëz mendojnë se nëse Viti i Ri ju gjen me borxhe, edhe vitin që vjen do ta kaloni duke marrë borxhe.

Mos e mbaroni të gjithë pjatën

Viti i Ri duhet t`ju gjejë me tavolinën plot, kështu që kujdesuni që të lini diçka në pjatë dhe të mos i konsumoni të gjitha para se ora të shënojë 00:00.

Mos i prisni bananet

Bananet mendohet se sjellin fat të keq. Nëse i keni në shtëpi, mos i prisni dhe as mos i konsumoni natën e Vitit të Ri, lërini për të nesërmen (gjithmonë nëse jeni supersticiozë).

Ushqime të tjera që duhet të evitohen janë gjërat me krahë, si pula, pasi mendohet se fati fluturon tutje nëse i konsumoni. Po ashtu, nuk duhet të konsumohet arragosta, duke qenë se ajo ecën mbrapsht dhe njësoj mund të të ecë fati juaj vitin që vjen.