Ekspertët në rregullatorin e barnave në Indi kanë rekomanduar për përdorim emergjent dy vaksina anti-COVID, një të prodhuar nga AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit dhe një tjetër të prodhuar nga instituti shtetëror i Indisë, është njoftuar nga Qeveria e këtij shteti.
Një ministër kishte thënë se vaksina e AstraZenecas ka marrë aprovimin të premten, duke hapur rrugën për fillimin e vaksinimit në Indi.
Qeveria ka thënë se vendimin final për dy vaksinat do ta marrë Organizata Qendrore për Kontrollin e Standardit të Barnave (CDSCO), ndërsa nga kjo organizatë është thirr konferencë për media nesër.
Vaksina tjetër është e njohur si COVAXIN, e zhvilluar nga Bharat Biotech dhe Këshilli i Indisë për Hulumtime Mjekësore.