Qeveritë federale dhe shtetërorë në Gjermani e Austri kanë marrë vendim që bllokimi i shteteve për shkak të COVID-19 të vazhdojë së paku deri në fund të janarit.
Bllokimi në Gjermani do të zgjatet deri më 31 janar.
Sipas një raporti nga “Bild”, komisioni shtetëror për menaxhimin e situatës ka vlerësuar se numri i infeksioneve është ende shqetësues dhe mund të rritet në ditët në vijim nga efekti i pushimeve dhe rikthimi i turistëve.
Merkel do të mbledhë nesër ministrat ku pritet të merret vendimi i vazhdimit të bllokimit deri me 31 dhjetor.
Në Austri, gjithashtu, bllokimi i planifikuar deri më 18 janar do të zgjatet. Mbyllja e pothuajse të gjitha dyqaneve tani do të zgjasë për të gjithë deri në 24 janar.
Opozita ka dalur kundër këtij vendimi, por që kancelari Kurz është i vendosur që bllokimi të vazhdojë deri në fund të janarit.