Moti i keq me shi e dëborë ka përfshirë shumë pjesë të Evropës, ku nuk kanë munguar as viktimat.
Dy skiatorë që mendohet se janë një burrë dhe grua janë vrarë nga një ortek në Tirolin e Jugut.
Policia dhe ekipet alpine të kërkimit dhe shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes, të ndihmuar nga një helikopter por ende pa gjetur gjurmë nga dy skiatorët. Mëngjesin e së dielës Orteku në akullnajën Val Senales goditi rreth 2,000 metra mbi fshatin Maso Corto.
Një nga lidhjet më të rëndësishme përtej kreshtës kryesore të Alpeve, Rruga Felbertauern midis Salzburgut dhe Tirolit Lindor, u mbyll për shkak të rrezikut nga orteku.
Më shumë se gjysmë metri dëborë ra gjatë natës në këtë zonë. Bllokimi shkaktoi pengesa masive të trafikut.
Pjesa më e madhe e Evropës u pushtua nga moti dimëror gjatë fundjavës. Reshje dëbore kanë rënë në të gjithë pjesën veriore të Spanjës.
Katërmbëdhjetë komuna janë në gatishmëri të lartë për reshjet e borës, erës dhe temperaturave tepërt të ulëta që priten në ditët në vijim.
Edhe në Gjermani skiatorët e kishin të vështirë t’i rezistonin dëborës. Turmat e vizitorëve nxituan në një vendpushim malor pranë Frankfurtit pavarësisht kufizimeve nga COVID.