Një mjek i panjohur për publikun ka larë borxhin e 200 pacientëve me kancer, pasi e kuptoi sa vështirësi kanë ata për ta paguar.
Pas 30 vitesh punë, Doktor Omar Atiq ka mbyllur vitin e shkuar qendrën e tij të trajtimit të kancerit në Arkansas. Sipas BBC, ai i ka lejuar pacientët e vetë të mos bëjnë pagesën menjëherë pas trajtimit, pasi tani që e gjithë bota është në pandemi, shumë familje janë goditur ekonomikisht.
Gjatë Krishtlindjes, ai iu shkroi të gjithë pacientëve dhe iu tha se borxhet e tyre do të lahen. Omar tha se gjatë kësaj kohe ai e kuptoi se ka persona që thjeshtë nuk mund ta paguanin faturën, pasi ishin rreth 200 pacient, të cilët kishin fatura të papaguara që arrijnë vlerën 650 mijë dollarë.
Prandaj ai me bashkëshorten vendosën që falin të gjithë borxhet. Ata e panë që mund të ja dilnin prandaj edhe i falën. Omar Atiq është me origjinë nga Pakistani dhe ka punuar me pacientë të kancerit që prej 1991, duke ofruar kemoterapi, terapi me rrezatim dhe skenime CAT. Ai tani është profesor në Universitetin e Arkanasit, për shkencat mjekësore.