Fjalë Kyçe

Jeta pa COVID: Vendet që kanë mposhtur virusin

Jeta pa COVID: Vendet që kanë mposhtur virusin

Pavarësisht shpërndarjes së lehtë të koronavirusit, ka vende në botë ku ende s’ka arritur e mbase s’mund të hyjë kurrë.

Ka disa shtete në botë – shumica ishuj – ku ende s’përdoren maska, s’ka izolime e as distancë sociale.

Oqeani Paqësor është vendi i shteteve pa COVID. Në ishujt Cook, koronavirusi nuk është shfaqur ende.

Në muajt e parë të shpërthimit të pandemisë, shkollat ishin mbyllur në Rarotonga, ishullin më të madh aty, dhe distanca sociale ishte kërkuar në hapësirat publike. Pas disa javësh, masat ishin hequr.

Shteti me vetëm 22 doktorë e dy respiratorë dhe me popullatë prej 17 mijë e 500 personave ka jetuar me frikë se a mund të përballojë një shpërthim të virusit.

Turizmi kontribuon në dy të tretat e të hyrave në këta ishuj. Andaj kur qeveria vendosi të mbyllte kufijtë në mars, goditja ishte e shpejtë.

“Në momentin që mbyllëm kufijtë tanë, u prekën njerëzit në xhep”, ka thënë kryeministri Mark Brown.

Përreth Paqësorit, ruajtja nga virusi ka kërkuar mbylljen e kufijve.

Tonga ka ndalur të gjitha lëvizjet jashtë mbretërisë dhe ka shmangur virusin, siç kanë bërë Kiribati, Niue, Nauru dhe Tuvalu. Edhe ishujt e Tokelaut dhe Pitcairinit janë pa virusi.