Pas ngjarjeve që ndodhen në Uashington DC, ku protestuesit e dhunshëm hyrën në Kongresin Amerikan, Policia e Uashingtonit ka njoftuar se ka vendosur gjendje shtetrrethimi, që do të zgjatë deri në ora 06:00 të mëngjesit.
Ndërkohë pas thirrjes publike nga presidenti Trump, protestuesit kanë nisur të tërhiqen nga godina e Kongresit, mediat raportojnë se është hedhur dhe gaz lotsjellës.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden në konferencë për shtyp tha se ky sulm ka cenuar rënd demokracinë në vend.
“Demokracia jonë është nën sulm. Një sulm ndaj të zgjedhurve të vendit. Një sulm ndaj forcave të rendit. Më lejoni të jem i qartë skenat e sulmit nuk përfaqësojnë Amerikën e vërtetë. Shohim një numër të vogël ekstremistësh. Kjo është anarki është kaos. I kërkoj kësaj turme që të tërhiqet në mënyrë që demokracia të ecë përpara. I kërkoj presidentit Trump që të dalë në televizion që të mbajë betimin e tij ndaj Kushtetutës dhe të kërkojë që kjo kapje e Kapitolit të përfundojë. Është kërcënuar siguria e zyrtarëve. Jam i shokuar që kombi ynë që ishte një fanar ndriçues i demokracisë në botë ka mbërritur deri këtu”, tha Biden.Ven