Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të vdekjeve nga koronavirusi. Sipas shifrave zyrtare të autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit 620 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19.
Vendi fqinj ka konfirmuar në 24 orët e fundit 17,533 raste të reja pozitive për Covid-19, nga 140,267 teste të kryera.
Në total, vendi numëron 2,237,890 të infektuar dhe 77,911 viktima si pasojë e koronavirusit, që nga fillimi i pandemisë.
Numri i pacientëve në kujdesin intensiv mbetet i pandryshuar (2,587), ndërsa numri i pacientëve në pavijone të tjera Covid-19 u rrit me 22 (23,313 në total).