Fjalë Kyçe

Postimi i fundit i Trump para se t’i mbylleshin llogaritë nëpër rrjete sociale

Postimi i fundit i Trump para se t’i mbylleshin llogaritë nëpër rrjete sociale

Presidenti amerikan, Donald Trump, po planifikon të hapë një rrjet të ri social, pas bllokadës që i është bërë në të gjitha anët.

Rrjetet sociale Facebook, Instagram e Twitter, pezulluan llogaritë e Trumpit pasi përmes rrjeteve sociale nxiti kaosin në Kongresin Amerikan të mërkurën. Si pasojë e protestave të dhunshme të protestuesve pro-Trump, pesë persona humbën jetën.

Pas postimeve të njëpasnjëshme, rrjetet më të mëdha sociale njoftuan se kanë bllokuar llogaritë e Trumpit për të parandaluar nxitjet e reja të dhunës para se Joe Biden të inaugurohet president më 20 janar.

“E kam parashikuar këtë shumë më herët. Kemi negociuar me disa uebfaqe të tjera dhe do të kemi në njoftim të madh së shpejti, derisa po shohim mundësitë e krijimit të një platforme tonën në të ardhmen e afërt. Nuk do të heshtim”, ka shkruar ai në llogarinë e presidentit të SHBA-së në Twitter pak para se t’i bllokohej edhe kjo llogari zyrtare.

Mesazhi ishte shfaqur në Twitter për pak minuta para se gjiganti teknologjik të fshinte përmbajtjen dhe të mbyllte gjithçka.