Trump mesa duket ka humbur edhe peshën e fjalës brenda familjes së tij. Në një kohë kur vet presidenti është shprehur se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në inaugurimin e Biden, vajza e tij, Ivanka Trump, njëkohësisht këshilltare e Trump në Shtëpinë e Bardhë, shprehu dëshirën të jetë e pranishme.
Këtë e bën me qëllim për të shpëtuar aspiratat e saj në politikë, sikurse u justifikua, por diçka e tillë e ka zemëruar të atin.
Sipas dëshmitarëve, Trump, e konsideroi këtë një ofendim nga ana e së bijës, duke i thënë se pjesëmarrja e saj në ceremoni do t’i kushtonte mijëra vota dhe do përbente vendimin më të keq të jetës së saj.