Një vogëlush i lënë vetëm për disa sekonda vdiq pasi u mbyt nga roletat e dhomës së gjumit.
Nëna e Joey Walker tregoi se si ajo u përpoq të shpëtonte jetën e tij pasi e gjeti atë pa ndjenja. Chloe Armstrong tha se ajo e la dyvjeçarin në dhomën e gjumit ndërsa kishte punë në katin e poshtëm.
“Unë po thërrisja që të zbriste por ai nuk erdhi”, tha ajo. “Unë po e dëgjoja atë duke ngatërruar diçka dhe më pas vetëm heshtje. U ngjita lart dhe e gjeta atë pa ndjenja”.
Chloe thirri organet kompetente për t’i dhënë djalit të saj ndihmën e parë dhe më pas për ta dërguar në kujdesin intensiv në spitalin e fëmijëve në Manchester. Por ai vdiq 18 ditë më vonë, pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në tru.
Chloe, 28, tha se roletat ishin të lidhura mbrapa në vend që të hiqej dhe ishte zëvendësuar para se ajo të lëvizte.
Ajo tha: “Ky zinxhir ishte thyer tashmë para se të lëvizja. Nuk duhej të ishte aty, në fund të fundit. Joey do të ishte gjallë tani nëse shtëpia nuk do të lejohej të kishte roleta të gabuara”, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.