Trupi i pajetë i një 17-vjeçareje u gjet i hedhur në një zonë të thellë në Monte San Calogero, Palermo, pasi u vra nga i dashuri i saj.
Ka qenë ky i fundit i cili shoqëroi karabinierët në vendin e ngjarjes dhe më pas pranoi krimin.
Roberta Siragusa ishte zhdukur prej disa orësh dhe prindërit ngritën alarmin për zhdukjen e saj. Policia nisi kërkimin ndërsa po merrte në pyetje njerëzit më të afërt me vajzën.
Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, i dashuri i saj, Pietro Morreale, 19-vjeç u paraqit në komisariat, i shoqëruar nga prindërit dhe avokati mbrojtjes për të rrëfyer krimin.
Mbrëmjen e së shtunës, ata e kaluan së bashku në një vilë, pavarësisht së është e ndaluar nga pandemia e koronavirusit.
Sipas informacioneve të deri tanishme thuhet se dy të rinjtë patën një debat për shkaqe xhelozie.