Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka dorëzuar dorëheqjen e tij, duke hapur rrugë për konsultime mes presidentit dhe partive të tjera.
Siç shkruan Reuters, presidenti Segio Mattarella do i fillojë konsultimet gjatë të mërkurës, derisa i ka kërkuar Contes të qëndrojë gjatë konsultimeve.
Ai është përballur me kritika për menaxhimin e pandemisë, nga e cila më tepër se 85.000 italianë kanë humbur jetën.
Conte ishte emëruar kryeministër i Italisë në vitin 2018.