Australia ka shënuar ditën e dhjetë rresht pa asnjë rast të ri me koronavirus dhe kjo ka bërë që shteti të lehtësojë masat anti-Covid.
Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt bëri të ditur përmes një postimi në Twitter se suksesi i vendit në këtë drejtim vjen në kohën kur në nivel global rastet kanë kaluar 100-milionëshin, ndërkohë që deri më tani në të gjithë botën kanë vdekur më shumë se 2 milionë njerëz, shkruan Reuters të mërkurën.
Australia ka shënuar 22 mijë raste të prekjes me COVID-19, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e 909 njerëzve që nga fillimi i pandemisë.