Fjalë Kyçe

Franca mbyll kuifjtë për shtetet joanëtare të BE-së

Franca mbyll kuifjtë për shtetet joanëtare të BE-së

Franca do t’i mbyllë kufijtë e saj për vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian nga e diela e kësaj jave, përjashtim do të bëhet për udhëtimet esenciale.

Kjo vendin nuk do ta fusë në një bllokim të brendshëm, derisa vazhdojnë të luftojnë me përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri francez Jean Castex në një konferencë këtë të premte ka bërë të ditur se ka ende një shans që të mos ketë mbyllje totale të këtij shteti, duke thënë se do të bllokojnë hyrjet nga shtetet që nuk janë në BE.

“Ne ende mund t’i japim vetes një shans për ta shmangur mbylljen totale,” tha ai në Pallatin Elysee, në fund të një takimi të Këshillit të Mbrojtjes.

Ai paralajmëroi se “çështja e një kufizimi është ngritur në mënyrë legjitime” për shkak të numrit të lartë rasteve COVID-19 , duke theksuar se “ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”.

Personat që vijnë nga shtetet e BE-së duhet të kenë një test negativ për COVID-19.