Sipas ekspertëve, ka mundësi që edhe kafshët shtëpiake do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të tij.
Ekspertët e Universitetit East Anglia, Institutit Earlham dhe Universitetit të Minesotës thonë se kanë gjetur dëshmi që përhapja e virusit nga kafshët shtëpiake te njerëzit paraqet rrezik të konsiderueshëm afatgjatë për shëndetin publik.
“Nuk është e paimagjinueshme që vaksinimi i disa llojeve të kafshëve shtëpiake mund të jetë i nevojshëm për ta luftuar përhapjen e infeksionit”, tha Larisa Labzin, biologe molekulare, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Shëndeti i kafshëve tona dhe sëmundjet e tyre do të ndikojnë përfundimisht te ne, qoftë duke na i shkatërruar burimet e ushqimit, qoftë duke na sëmurë. Do të duhej ta hulumtojmë këtë kudo në botë, por sidomos në Australi, sepse përhapja e virusit në komunitet te ne është e ulët”, tha ajo.
Sipas shkencëtares, shteti i largët mund të jetë në pozitë të mirë për ta udhëhequr botën në procesin e vaksinimit të kafshëve kundër koronavirusit.
Ndryshe, në botë tashmë janë konfirmuar disa raste të kafshëve të prekura nga Covid-19, ndonëse ato janë të rralla.