Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka shkuar në Wuhan të Kinës për ta hulumtuar origjinën e koronavirusit, ku janë shfaqur rastet e para me COVID-19, këtë të diel ata kanë shkuar për ta vizituar një treg të kafshëve.
Tregu ishte vendi i shpërthimit të virusit në dhjetor të vitit 2019. Shkencëtarët fillimisht dyshuan se virusi vinte nga kafshët e egra të shitura në treg.
Tregu ka qenë i mbyllur, por nga aty pritet të merren përgjigjë për shumë pyetje rreth përhapjes së koronavirusit, transmeton Klan Kosova.
Anëtari i grupit të OBSH-së, Peter Daszak, ka thënë se ata do të bëjnë vizita të shumëta por sot do të jenë në një treg me shumicë që shihet me emrin “Huanan”, aty shiten peshq, shkruan Euronews.