Fjalë Kyçe

Gruaja dyshonte se ishte me Covid-19, mjekët e befasojnë me lajmin e mrekullueshëm

Gruaja dyshonte se ishte me Covid-19, mjekët e befasojnë me lajmin e mrekullueshëm

Një zonjë e quajtur Vittoria nga Francavilla Fontana në Itali në muajin prill të 2020 nuk u ndje mirë, duke menduar se ishte infektuar me Covid-19.

Ajo së bashku me bashkëshortin Marion shkuan për t’u vizituar në spital, por lajmi që i dhanë mjekët ishte i mrekullueshëm. Analizat rezultuan se gruaja ishte shtatzënë dhe me trinjakë madje.

Sipas ekzaminimeve, kjo lindje ishte një rast i rrallë, pasi trinjakët kanë lindur nga e njëjta qelizë e fekonduar, pra janë trinjakë homozigotë.

Tashmë ato kanë ardhur në jetë. Emrat e tyre janë Marisol, Clarissa dhe Ginevra, trinjakë krejtësisht identikë, aq sa është e vështirë t’i dallosh. Ato kanë lindur në fund të nëntorit dhe u kthyen në shtëpi pas 40 ditësh qëndrimi në spital.

Vogëlushet janë aq të ngjashme me njëra-tjetrën, sa halla u dha tre byzylykë për t’i dalluar. Vajzat kanë lindur shtatë muajshe me një operacion cezarian.

Pas 40 ditësh në Utin, të porsalindurat me një peshë nga 1.100, 1.200 dhe 1.400 kilogramë, u kthyen në shtëpi. Miqtë dhe të afërmit i ndihmojnë prindërit në aktivitetet e përditshme, por edhe ekonomike.

Çifti kishin edhe një djalë 5 vjeçar.