Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar bashkëshorten e opozitarit, Alexei Navalny, që të paguaj gjobë 265-dollarësh për shkeljen e rregullave të protestës. Kjo, pasi që Yulia Navalnaya mori pjesë në demonstratën masive në kryeqytet për lirimin e bashkëshortit të saj.
Kritiku i Putinit ishte arrestuar muajin e kaluar, pas kthimit nga Gjermania, dhe përballet me dënimin me burgim. Bashkëshortja e tij iu bashkua protestuesve, me gjithë masat e pashembullta të sigurisë që ndërmorën autoritetet e qytetit qysh para tubimit.
Ajo u arrestua menjëherë dhe u dënua për pjesëmarrje në tubim të paautorizuar. Në demonstrimin më masiv të pakënaqësisë në Rusi viteve të fundit, protestat kanë mbërthyer dhjetëra qytete për të dytën javë radhazi përkundër përpjekjeve të autoriteteve për ta shtypur zemërimin e nxitur nga kapja e Navalnyt.
Ai ishte arrestuar më 17 janar, kur po kthehej nga Gjermania, ku ishte trajtuar rreth helmimit me agjentin nervor Novichok.