Fjalë Kyçe

Vuçiq në Bratisllavë: Folni shqip me Thaçin, sepse nuk di anglisht

Vuçiq në Bratisllavë: Folni shqip me Thaçin, sepse nuk di anglisht

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ai serb, Aleksandër Vuçiq patën një përplasje sa i përket njohurisë së gjuhës angleze.

Për herë të parë, kur presidentit iu dha fjala në panel, u bë i ditur se i njëjti do të flasë në gjuhën shqipe.

Këtë herë reagoi edhe Vuçiq, duke i kërkuar Thaçit që të flasë në gjuhën angleze.

“Flisni në gjuhën angleze”, i tha dy herë Vuçiq homologut të tij kosovar.

Megjithatë Thaçi vazhdoi fjalimin e tij në shqip. Kjo nuk e ndali presidentin serb që vazhdoi t’i thojë presidentit të Kosovës që të flasë në gjuhën angleze, kësaj radhe madje edhe duke e tallur.

“ Pyetne Thaçin në gjuhën shqipe, sepse ai nuk di të flasë anglisht” tha Vuciq, , raporton Gazeta Express.

Në këtë forum po bisedohet me theks të vecant për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.