Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq , në forumin ndërkombëtar GLOBEC që po mbahet në Bratisllavë ka thënë se është i gatshëm për çfarëdolloj negociate, vetëm që të hiqet taksa 100 përqind ndaj produkteve serbe.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi Vuçiq thotë se është i interesuar ‘për ato milionat që i takojnë popullit serb’.
Vuçiq: Vetëm hiqni dorë nga tarifat dhe ne do të vazhdojmë me çfarëdolloj negociate
(Video)“Jam i interesuar për ato miliona që u takojnë popullit serb, prandaj jam i etur për ta fituar atë shumë që ato populli ynë i meriton, kaq. Vetëm heqni dorë nga tarifat dhe ne do të vazhdojmë me çfarëdolloj negociate që dëshironi”, tha Vuçiq. /kp