Fjalë Kyçe

Vdes foshnja gjashtëjavëshe pasi i kishin zhytur kokën në ujë në Kishën Rumune Ortodokse

Vdes foshnja gjashtëjavëshe pasi i kishin zhytur kokën në ujë në Kishën Rumune Ortodokse

Është rritur presioni mbi Kishën Rumune Ortodokse për të ndërruar ritualin e pagëzimit pasi një foshnje ka vdekur gjatë ceremonisë e cila përfshin zhytjen e foshnjave tre herë në ujë të shenjtë.

Foshnja gjashtëjavëshe pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spital të hënën, por vdiq disa orë më vonë nga lëngu në mushkëri.

Prokurorët kanë hapur një hetim vrasjeje kundër priftit në qytetin verilindor të Suceava, raporton dailymail.

Një peticion online për të ndryshuar ritualet e pagëzimit deri të ënjtën në mbrëmje ka mbledhur mbi 56, 000 nënshkrime.

Në peticion shkruhej:

Vdekja e foshnjës për shkak të ritualit është tragjike, duhet mos pasur rrezik fillimisht në mënyrë që pagëzimi të mos ndalojë.

Një përdorues i internetit denoncoi ‘brutalitetin’ e ritualit dhe një tjetër kritikoi ‘kokëfortësinë e atyre që mendojnë se është vullneti i Zotit’ për ta mbajtur atë.

Zëdhënësi i kishës Vasile Banesku sugjeroi se priftërinjtë mund të derdhnin ose të spërkatnin pak ujë në ballin e foshnjës në vend të zhytjes së plotë.

Por Kryepeshkopi Teodosie, udhëheqësi i krahut tradicionalisht të Kishës, këmbënguli se rituali nuk do të ndryshonte.