Kriptovaluta Bitcoin ka arritur vlerë rekorde prej 43 mijë dollarë, pas lajmit se Tesla Inc. Ka investuar 1.5 miliardë dollarë në këtë kriptovalutë, raporton “Bloomberg News”.
Pos investimit, është raportuar se Tesla do të fillojë të pranojë kriptovalutat si formë pagese.