Fjalë Kyçe

Koronavirus të rinj zbulohen te lakuriqët dhe kafshët e tjera në Azi

Koronavirus të rinj zbulohen te lakuriqët dhe kafshët e tjera në Azi

Koronavirusët e ngjashëm me atë që ka shkaktuar COVID-19 mund të jenë duke qarkulluar në lakuriq të natës dhe në pangolina në Azinë Jugore, ka gjetur një studim.

Shkencëtarët kanë thënë se nivele të larta të antitrupave të neutralizuar kundër koronavirusëve ishin prezentë në këto kafshë në Tajlandë, shkruan The Independent.

Një ekip i një shkolle medicine në Singapor ka gjetur se SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19 po neutralizon antitrupat në lakuriqë të natës në Tajlandë dhe po ashtu tek pangolinët e botës së egër të kafshëve në jug të këtij shteti.

Të gjeturat që janë publikuar në gazetën “Komunikimet e natyrës” thonë se më shumë koronaviruse është e mundur të gjenden nëpër Azinë Jugore, ku diversiteti i lakuriqëve të natës është i madh.

Studimet e tilla janë shumë të rëndësishme në kuptimin e viruseve të lidhura SARS-CoV-2 që ekzistojnë në botën e egër”, ka thënë profesori Patrick Casey, një prej hulumtuesve.