Fjalë Kyçe

Pasi veterani amerikan vdiq në burg, trupi i tij u kthye pa organet jetësore

Pasi veterani amerikan vdiq në burg, trupi i tij u kthye pa organet jetësore

Dy ditë pasi veterani i ushtrisë, Everett Palmer Jr. përfundoi në duart e autoriteteve të Pensilvanisë në prill të vitit 2018 për një urdhër arresti, ai ishte i vdekur. Ka kaluar më shumë se një vit që kur ai vdiq, por familja e tij ende po kërkon përgjigje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Palmer u shpall i vdekur në një spital në York më 9 prill 2018 në orën 5:46 të mëngjesit në moshën 41 vjeç.

Përtej këtij koleksioni të vogël të fakteve, pjesa tjetër e tregimit përreth vdekjes së Palmerit është e errët.

Siç thuhet tutje, Burgu i Qarkut të Jorkut fillimisht tha se “u bë i shqetësuar dhe filloi të godiste kokën e tij nga brenda derës së tij të qelisë”.

Ai u dërgua pastaj në klinikën mjekësore të burgut, ku ai në mënyrë të pashpjegueshme u bë i papërgjegjshëm. Më pas Palmer u transportua në York Hospital, ku ndërroi jetë.

Një gjykatës më vonë arriti në përfundimin se ish ushtaraku vdiq nga “komplikimet pas një gjendjeje të lidhur me toksicitetin e metamfetaminës, gjatë kontrollit fizik”, duke shtuar se një çrregullim i qelizave të kuqe mund të ketë kontribuar në vdekjen e tij.

Por autoritetet kanë ende për të shpjeguar se si ai do të kishte pasur metamfetamina në trupin e tij pasi kaloi dy ditë në paraburgim.

Dhe një patolog i angazhuar nga familja, i cili beson se narrativa përreth vdekjes së Palmerit është e dyshimtë, thotë se ai ishte viktimë e një vrasjeje.

Një gjë veçanërisht shqetësuese është se kur trupi i ishte dorëzuar familjes, u plagos rëndë dhe disa nga pjesët e trupit të tij – domethënë truri, zemra dhe fyti – mungonin.

Kështu, edhe vëllai i Palmerit u ka thënë gazetarëve se ai dyshon se vdekja e Everett ishte një vrasje.

Ndërsa Marlon Kirton, avokati, thuhet se sugjeroi që vdekja mund të ishte rezultat i asfiksimit.

Palmer, thuhet se nën ndikimin e alkoolit u përplas me veturën e tij në vitin 2016 por dështoi të paraqitej në gjykatë, duke e çuar një gjykatës që të lëshonte një urdhër për arrestimin e tij në Pensilvani ku aksidenti ndodhi.

Palmer, i cili jetonte në Delaware dhe punonte si trajner personal, u kthye pasi mësoi rreth urdhëresës, njoftoi Queens Daily Eagle.

Familja u trondit kur morën thirrjen se ai ishte i vdekur dy ditë më vonë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2006229379687761&id=2004353599875339&substory_index=0