Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë ulur ndjeshëm rastet e reja me koronavirus.
Sipas autoriteteve të vendit fqinj, raportohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7,351 raste të reja me koronavirus. Rreth 4 mijë më pak krahasuar me dje, ku u regjistruan mbi 11 mijë raste.
Gjithsesi, numri i vdekjeve vijon të mbetet i lartë, ku raportohet për 258 viktima në 24 orë, duke e çuar në total në 93,835 numrin e të vdekurve që nga nisja e pandemisë.
Për shkak të variantit të ri të koronavirusit, Italia vijon të jetë nën masa të rrepta sigurie. Kështu kalimi nga një rajon në tjetrin mbetet i ndaluar deri më 25 shkurt.