Profesoresha e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ilire Vinca, është nominuar për herë të dytë në Ligën e Gruas Profesioniste të Teatrit në Nju Jork.
Puna e saj si aktore në teatër, film dhe si profesoreshë në UP e ka vendosur Vincën në mesin e 26 të nominuarave nga 18 vende të botës, shkruan Indeksonline.
Prof. Vinca, në programin e këtij viti, paraqitet me temën Edukimi teatror: “Arritja përtej skenës”.
Prezantimin e LPTW-së të profesoreshë Vincës si e nominuar e gjeni në vegzën në vijim:
Këtë ligë e bën më të veçantë për vendin tonë edhe fakti që këtë herë nga Kosova nominohen edhe dy artiste, Zana Hoxha dhe Burbuqe Berisha.
League of Proffesional Theater Woman #LPTW Gilder/Coigney është çmim ndërkombëtar i teatrit, i themeluar në 2011 për nder të dy figurave Rosamond Gilder dhe Martha Coigney. Kjo ceremoni mbahet çdo tre vjet, duke vlerësuar punën e jashtëzakonshme të artisteve gra jashtë SHBA-së.