Autoritetet në Haiti kanë njoftuar të premten se më shumë se 400 të burgosur janë arratisur dhe 25 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur brenda një burgu.
Kjo ngjarje po konsiderohet si më vdekjeprurësja brenda një dekade në vend, ku në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i burgut, Paul Joseph Hector, si dhe një udhëheqës i fuqishëm i një bande, Arnel Joseph, transmeton Klan Kosova.
Dyshohet se thyerja e burgut “Civil Croix-des-Bouquets” në verilindje të Port-au-Prince, u bë për të liruar drejtuesin e bandës Arnel Joseph, i cili ka qenë i arratisuri më i kërkuar në Haiti deri në momentin kur u arrestua në vitin 2019.
I njëjti akuzohej për përdhunim, rrëmbim dhe vrasje.
Joseph ishte duke drejtuar një motoçikletë në zonën Artibonite në qytetin L’Estère të premten – një ditë pas arratisjes së tij kur u hetua në një pikë kontrolli, tha zëdhënësi i policisë Gary Desrosiers për Associated Press.
Ai tha se Joseph nxori një armë dhe vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje se si ka ndodhur shpërthimi, përveç asaj se 60 prej të arratisurve janë arrestuar dhe se hetimet po vazhdojnë.